Liverpooli u ndal me barazim në “Anfield Road” nga Manchester United me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së 20-të në Premier League.
Pas ndeshjes trajneri i Liverpoolit, Arne Slot foli rreth takimit ku përmendi edhe dy futbollistë të Manchester United, shkruan Arbresh.info.
“E kemi nisur ndeshjen shumë mirë, kishim tri shanse në fillim të ndeshjes dhe më pas erdhi një periudhë ku ne hasëm në vështirësi. Është vështirë të luash ndaj lojtarëve kualitativ si Rasmus Hojlund e Amad Diallo. Nuk është e lehtë të gjesh hapësira por kjo ndodhi. Të jesh duke humbur 1:0 vështirëson punët, por jam shumë i lumtur me mentalitetin se si e kthyem rezultatin 2:1 në të mirën tonë”, ka thënë Slot.
Pavarësisht barazimit, Liverpooli mbetet liderë me 46 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur kurse Manchester United është i 13-ti me 23 sosh./Arbresh.info
Ilir Meta mbërrin në SPAK
Leo, Gresës: Të premten Sara me kufera jashtë
Kim Jong Un ndalon ngrënien e “hotdogëve” dhe divorcet në sh...
Ekspertët alarmojnë: Virusi i ri kinez, tashmë ka prekur Bri...
Ishte katër vite pjesë e skuadrës, City po mendon për një ri...
Krasniqi mban takim me shtabin zgjedhor në Mitrovicë