Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka refuzuar që të futet më shumë në diskutime për të ardhmen e Trent Alexander-Arnold në konferencën e tij të fundit për shtyp.
Tekniku holandez u deklarua për media para turit parasezonal të Liverpoolit në Amerikë, ku padyshim nuk arriti që t’i shmanget pyetjes edhe për të ardhmen e Alexander-Arnold.
Reprezentuesi anglez ishte lidhur me një transferim tek Real Madridi në fund të kontratës së tij, e cila do të skadojë në 2025. Anglezi ka një miqësi të ngushtë me Jude Bellingham, i cili ka shijuar një sezon debutues të suksesshëm në Spanjë.
Kur u pyet për të ardhmen e mbrojtësit dhe nëse ai do të marrë ndonjë kontratë të re, Slot tha se përgjigja e tij mund të jetë paksa e mërzitshme.
“Përgjigja ime mund të jetë paksa e mërzitshme, mendoj se është e njëjta përgjigje që keni dëgjuar në pesë, gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Situata me kontrata nuk diskutohet tani, por ju vazhdoni të provoni do të thoja”, ka thënë Slot.
Slot mund të mos jetë i shqetësuar për të ardhmen e Alexander-Arnold, por ai në mënyrë të fshehtë do të ‘djersitet’ deri sa të merret një vendim përfundimtar.
Pas kampanjës në Euro 2024 me kombëtaren e Anglisë, Alexander-Arnold është ende duke e shijuar pushimin e merituar nga futbolli.
Ai ishte parë në pushime së bashku me Bellingham dhe kjo vetëm i ka ‘vënë zjarr’ thashethemeve se mund të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2024/2025./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...