Manchester United ka arritur të marr një barazim me rezultat 2-2 në “Anfield Road” ndaj Liverpoolit, të dielën në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Trent Alexander-Arnold nuk ishte në nivelin e tij atë natë dhe u kritikua shumë nga mbarë opinioni futbollistik në Angli, duke thënë se mendja e tij nuk ishte në lojë por tek Real Madridi, shkruan Arbresh.info.
Edhe kapiteni i Liverpoolit, Van Dijk hodhi disa “kunja” për bashkëlojtarin e tij.
Teksa një ditë para ndeshjes me Tottenhamin në kuadër të Carabao Cup në konfernecë për media doli Arne Slot, trajneri i Liverpoolit i cili u pyet për çështjen e anësorit anglez.
Shefi i shtabit teknin të Liverpoolit i doli në mbrojtje lojtarit të tij, por nuk mohoi se ishte i zhgënjyer nga e gjithë skuadra.
“Ne të gjithë ishim të zhgënjyer nga mënyra se si luajtëm. Trent nuk luajti ndeshjen e tij më të mirë, ai ka luajtur kaq shumë ndeshje të mira për këtë klub, si disa të tjerë ai nuk e ka pasur lojën e tij më të mirë”, tha Slot.
🔴 Arne Slot on Trent Alexander-Arnold: “We were all disappointed by the way we played. Trent didn’t play his best game, he’s played so so so many games well for this club, like some others he didn’t have his best game”. pic.twitter.com/TcibEylQa4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 7, 2025
Në atë sfidë, “The Reds” shumë lehtë kanë mundur ta humbasin edhe atë pikë, nesë Maguire do të ishte më e saktë në një gjuajtje të tij në momentet e fundit të sfidës.
Pavarësisht barazimit, Liverpooli vazhdon të jetë liderë në Premier League me 46 pikë gjashtë më shume se Nottinham Forest dhe Arsenali, të cilat kanë një ndeshje më shumë.
Sfida e radhës e skaudrës së Slotit është nesër me fillim nga ora 21:00 ndaj Tottenhamit në udhëtim në kuadër të gjysmëfinales së parë në Carabao Cup./Arbresh.info
EULEX i dhuron një veturë IML-së
Gjesti trazon ujërat me të hyrë në Big Brother – e nxjerr ng...
Gjestit i janë kthyer të gjithë kundër, reagon Stresi: Më ke...
25 bashki në Shqipëri rritën çmimin e ujit në vitin 2024, me...
Maqedonci dhe Nawrat vizitojnë Shkollën e Oficerëve
Irani e liron nga burgu gazetaren italiane