Përderisa Anglia po përgatitet për ta pritur Kosovën për ndeshjen e sotshme në kuadër të kualifikimeve në EURO 2020, Sky Sports e ka analizuar shfaqjen e “Brazilit të Ballkanit” në botën e futbollit dhe rrugën e tyre drejt të qenit skuadra më në formë e Evropës.
Kosova, që ka popullsi prej 1.8 milion njerëzve, kishte punuar për një dekadë për ta arritur anëtarësimin në UEFA dhe FIFA në vitin 2016, pasi e shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008, shkruan Sky Sports, transmeton Gazeta Express.
Disa vende, përfshirë këtu Serbinë, ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo çështje vazhdon ta shfaqë probleme në futboll.
Zyrtarët thanë se policia në Kosovë i kishte arrestuar pesë tifozë çekë, të cilët planifikonin ta fluturonin një dron me një pankartë pro-Serbisë gjatë ndeshjes mes dy Kombëtareve, kualifikuese për EURO 2020. Gjashtë burra dhe dy gra u arrestuan afër kryeqytetit të Prishtinës dhe policia e konfiskoi një dron, një flamur të Serbisë dhe një pankartë ku thuhej “Kosova është Serbi”, si dhe fishekzjarrë dhe një thikë.
Pasi kishin luajtur ndeshjet jozyrtare që nga viti 2010, Kosova filloi të luajë në ndeshje miqësore kundër anëtareve të FIFA-s në vitin 2014. Ndeshja e tyre e parë zyrtare ishte një barazim pa gola kundër Haitit.
Kosova e zhvilloi ndeshjen e parë garuese në shtator të vitit 2016 – një barazim 1:1 kundër Finlandës në kualifikimet për Kupën e Botës 2018. Që nga atëherë, ata kanë marrë pjesë në Ligën e Kombeve dhe kualifikimet e EURO 2020.
Trajneri
Bernard Challandes mund të mos ketë qenë person i njohur deri në konferencën e fundit për shtyp, ku foli me pasion, mirëpo ai e ka prekjen magjike kur vjen puna te drejtimi i skuadrës së Kosovës.
68-vjeçari u emërua trajner i Kosovës në vitin 2018 dhe ai i ka përmbysur rezultatet që nga atëherë. Ai nuk pati karrierë mbresëlënëse si futbollist, luajti në ligat më të ulëta zvicerane, mirëpo e ka një karrierë të gjatë si trajner.
Ai ka qenë në drejtim të skuadrave zvicerane, përfshirë këtu Young Boys, dhe i ka drejtuar edhe Kombëtaren U-21 të Zvicrën edhe Kombëtaren e Armenisë, nga ku dha dorëheqje pasi s’arriti të kualifikohet në EURO 2016.
Ai e fitoi ligën zvicerane me FC Zurichun në vitin 2009 dhe klubi e bëri debutimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin vijues. Ai gjithashtu e fitoi Kupën e Zvicrës me Sionin në vitin 2011.
Forma
Ardhja e Challandesit si zëvendësues i Albert Bunjakit në vitin 2018 e ka ndryshuar fatin e Kosovës. Ata janë të pamposhtur që 15 ndeshje, dhjetë prej të cilave i kanë fituar, dhe kanë mundësi reale të marrin pjesë në Kampionatin Evropian. Tifozët i thërrasin ata “Brazili i Ballkanit”.
Forma e tyre e mirë ua mundësoi atyre kryesimin e grupit të Ligës së Kombeve, që do të thotë se ata mund ta kualifikohen në EURO 2020 edhe përmes play-offs, dhe ata janë ekipi për tu mposhtur në grupin A të Anglisë, pasi tashmë kanë fituar kundër Bullgarisë dhe Republikës Çeke.
Një fitore 2:1 në shtëpi kundër Republikës Çeke në fundjavë e vazhdoi ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15, ecurinë më të gjatë në Evropë.
Ata për momentin janë të pozicionuar në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, përderisa Republika Çeke është e 43-ta e Bullgaria e 60-ta.
Ylli i skuadrës
Njëri ndër emrat më të njohur është ai i sulmuesit të Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu, ndërsa fytyrë e njohshme është edhe ajo e Bersant Celinës. Ai luan për klubin e Championshipit, Sëansea City, përkundër që karrierën e kishte nisur me Manchester Cityn. /Gazeta Express/
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...