Google ADS

Sky: Arrihet marrëveshja Chelsea – Higuain

23:28 | 16 Janar 2019
Arbresh Info

Juventusi dhe Chelsea thuhet se kanë rënë dakord në lidhje me sulmuesin Gonzalo Higuain për një marrëveshje huazimi mjaftë të komplikuar me opsionin për të vazhduar tutje, gjë mund të bëhet edhe obligative.

Skuadra në Stamford Bridge do të nënshkruajë me Higuainin një kontratë gjashtë mujore në formë huazimi deri në qershor, por obligimi tutje për një sezon si një i huazuar varet në disa shënjestra të arritura si lojtari ashtu edhe klubi, transmeton portali arbresh.info.

Këto detaje janë zbuluar nga eksperti i transferimeve në ‘Sky Sports Italia’ – Gianluca Di Marzio.

Marrëveshja ishte arritur pas fitores së Superkupës në të cilën Juventusi mposhti Milanin me rezultat 1 me 0 në Jeddah.

Higuaini ishte në bankinë shumicën e ndeshjes për shkak të “temperaturës” siç thuhet në raportin zyrtar, por u inkuadrua në lojë në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Milani nënshkroi me Higuainin në formë huazimi për një sezon për një shumë prej 18 milionë dhe ka të integruar opsionin për blerje tutje për 36 milionë.

Raporte të ndryshe pretendojnë se vëllai i Higuaini, Nicolas, është tashmë në Londër duke punuar në kushtet personale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme