Girona dhe Las Palmas janë dy skuadrat e La Ligas që interesohen për shërbimet e Kamer Qakës. Emrat e klubeve spanjolle janë zbuluar nga Adrian Ambrosie, presidenti i Politehnica Iasi.
Girona është skuadra katalane që në këtë sezon ka befasuar me ecurinë e saj, duke u klasifikuar mes dhjetë më të mirëve në kampionatin elitar spanjoll, dhe kërkon të përforcohet me yllin e ri kuqezi, për të vijuar paraqitjet fantastike.
Në anën tjetër, Las Palmasi mbyll renditjen në La Liga dhe e cilëson Kamer Qakën si një prej përforcimeve të merkatos së Janarit, me të cilët do të kërkojë mbijetesën në elitë.
Dy skuadrat spanjolle i shtohen listës së gjatë të pretendentëve, mes të cilave janë Sampdoria dhe Benevento në Serinë A italiane, Sporting Braga në Portugali por edhe disa klube nga Liga e Parë rumune, mes të cilave edhe Steaua e Bukureshtit.
Kamer Qaka është padyshim emri më i lakuar i merkatos në Rumani, me mesfushorin shqiptar që i mjaftuan vetëm gjashtë muaj për t’u afirmuar si një talent i madh, duke tërhequr vëmendjen e klubeve nga ligat më të rëndësishme evropiane.
Por, nga një xhevahir i tillë nuk mund të hiqet dorë aq lehtë dhe te Politehnica Iasi nuk kanë ndërmend të nxitohen, raporton SuperSport.
Sipas presidentit Ambrosie, 22-vjeçari do të shitet vetëm përballë një oferte të mirë për klubin, por edhe për të ardhmen e vetë Qakës. Skuadra rumune pretendon të paktën një milion euro për kartonin e kuqeziut, me shifrën që pritet të rritet në momentin kur ankandi të hyjë në fazën e nxehtë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...