Në histori të futbollit evropian janë vetëm 15 skuadra që kanë arritur të qëndrojnë të pamposhtura për një kohë të gjatë.
Kur jemi te skuadrat e pamposhtura, Liverpooli është aktualisht skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje në top pesë ligat evropiane.
Por, The Reds ka një rrugë të gjatë për ta thyer rekordin prej 104 ndeshje pa humbje.
The Malestrom ka përpiluar një listë me 15 skuadrat që kanë shkuar më së largu pa pësuar humbje:
55 ndeshje pa humbje / Shkahtar Donetsk dhe Porto
Shakhtari e kishte arritur këtë gjë në vitin 2002, atëherë edhe kur e fituan titullin e parë të ligës së Ukrainës, derisa shkuan për herë të parë edhe në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Porto nën Andre Villas Boas e arritën këtë rekord në mes vitit 2010 dhe në fillim të vitit 2012, duke e dominuar kështu ligën e Portugalisë.
56 ndeshje të pamposhtur / Benfica dhe Celtic
Benfica e kishte vendosur rekordin e 56 ndeshjeve pa humbje në vitin 1970.
Celtic e kishte arritur këtë rekord kur trajner i skuadrës ishte Brendan Rodgers, gjersa kishin fituar dhjetë trofe në Skoci.
58 ndeshje pa humbje / Skonto, Olympiacos dhe Milani
Skonto e kishte arritur këtë rekord në vitet 1994-1997, derisa Olympiacosi kishte qëndruar i pamposhtur në vitet 1972-1975.
Milani e kishte këtë periudhë të artë në sezonin 1991/92, e që atëherë konsideroheshin si skuadra më e mirë në Evropë.
59 ndeshje pa humbje / Pyunik dhe Shirak
Kush mund ta harrojë momentin kur dy skuadrat nga Amernia shkuan 59 ndeshje pa humbje?
Pyunik e kishte bërë këtë gjë në vitet 2002-2004, derisa Shirak kishte arritur këtë në vitet 1993-1995.
60 ndeshje të pamposhtur / Union Saint-Gilloise
Skuadra belge e kishte dominuar ligën nga viti 1903/04 deri më 1909/10, për të fituar gjashtë herë radhazi ligën.
61 përballje pa u mposhtur / Levdia
Skuadra nga liga e Estonisë nuk kishte pësuar humbje nga viti 2006, 2007, 2008 dhe 2009.
62 ndeshje të pamposhtur / Celtic
Celtic e kishte edhe një moment të lavdishëm në historinë e tyre si klub.
Willie Maley e kishte menaxhuar skuadrën për 43 vite, ndërsa gjatë kohës së tij në sezonet 1915/1916 e deri në 1916/1817 nuk kishte pësuar humbje në asnjë ndeshje.
63 përballje pa humbje / Sheriff Tiraspol
Që kur u themeluan në vitin 1996, skuadra nga Moldavia ka fituar 19 tituj të ligës.
Por, suksesin historik e kishin arritur në sezonin 2006/07, duke mos pësuar humbje në 63 ndeshje.
88 ndeshje pa pësuar humbje / Lincoln Red Imps
Skuadra nga Gjibraltari e kishte fituar 14 herë ligën dhe nuk kishte pësuar humbje nga viti 2003 deri në vitin 2016.
104 ndeshje pa pësuar disfatë / Steaua Bucharest
Njëqind e katër ndeshje pa pësuar humbje – rekordi i pathyeshëm në histori të futbollit.
Në vitet e ’80-ta, Steaua e kishte fituar pesë herë ligë dhe ishin të pamposhtur. Ata e fituan Kupën Evropiane në vitin 1986, duke e mposhtur Barcelonën në penallti, parasë të pësonin humbje ndaj Milanit në vitin 1989.
Skuadra rumune kishte fituar 26 tituj të ligës, derisa i fundit ishte në sezonin 2014/15. /Telegrafi/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore