Google ADS

Skuadrat e Premierë Ligës nesër i rikthehen stërvitjeve

16:32 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Të gjitha 20 klubet e Premierë Ligës kanë vendosur që nesër t’i rikthehen stërvitjeve.

Që nga marsi të gjithë lojtarët janë izoluar shkaku i pandemisë së koronavirusit, mirëpo me vendimin e rikthimit të futbollit, skuadrave iu është drita e gjelbër për t’u rikthyer në stërvitjeve, transmeton portali arbresh.info.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Premierë Ligës me anë të një njoftimi.

“Skuadrat e Premierë Ligës kanë votuar t’i rikthehen stërvitjeve, si hapi i parë për tu rikthyer futbolli”.

“Hapi i parë është që skuadrat të stërviten derisa mbajnë distancën. Kontakti gjatë stërvitjeve nuk është e lejueshme”.

“Ky vendim është pranuar nga lojtarët, trajnerët, doktorët, ekspertët, ekspertët dhe guvernatori”.

“Shëndeti mbetet prioritet dhe stërvitjeve si më herët do t’i rikthehen hap pas hapi”, shënonte në njoftim.

Sipas BBC, ndërhyrja mes lojtarëve është e ndaluar dhe lojtarët do jenë në grupe me nga pesë lojtarë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme