Sonte ka përfunduar faza e grupeve në Champions League.
Teksa janë mësuar edhe 16 skuadrat që do të vazhdojnë garat për trofeun e famshëm dhe më prestigjoz të Champions League, shkruan Arbresh.info.
Nga tetë grupe aq sa kanë qenë, befasi ka prodhuar grupi A, me kualifikimin e Copenhagen para Manchester United.
Përveç danezëve nga ky grup u kualifikua dhe Bayern Munich.
Në grupi B, kualifikimin e gjetën Arsenal dhe PSV, Real Madridi dhe Napoli ishin skuadrat që u kualifikuan nga grupi C, ndërsa Real Sociedadi ishte befasia e radhës që doli lider i grupit D, përveç spanjollëve edhe Interi gjeti kualifikim për në fazën tjetër.
Tjetër ekip spanjoll që gjeti kualifikimin është Atletiko Madridi në Grupin E së bashku me Lazion.
Grupi F, u cilësua si grupi i vdekjes ku Dortmundi dhe PSG, lanë jashtë Champions Leagues, Milanin dhe Newcastle.
Kampioni në fuqi Manchester City përfundoi lider i grupit G, teksa anglezëve iu bashkua dhe Leipzigi për kualifikim në top 16 të CHL-së.
Ndërsa Barcelona pas dy sezoneve dështimi arriti të rikthehet në 1/8 e finales duke përfunduar lider i grupit H me pikë të njëjta me Portën që arritën kualifikim tutje.
Kujtojmë që shorti i 1/8 së finales tëriqet të hënën./Arbresh.info/
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...