Skuadra u detyrua të luajë me vetëm nëntë lojtarë kundër Benficas për shkak të Covid

22:19 | 27 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Nuk ka shumë klube futbolli në botë që nuk janë detyruar të luajnë pa një ose dy lojtarë të tyre për shkak të Covid gjatë vitit të kaluar.

Por, në Portugali të shtunën mbëma, është duke u zhvilluar nja nga shembujt më ekstremë të kësaj deri më tani, kur Belenenses është duke luajtur kundër Benficas, liderit të Primeira Liga, me vetëm nëntë lojtarë në dispozicion.

Dy nga ata lojtarë ishin portierë, që do të thotë se 20-vjeçari, Joao Monteiro duhej të luante jashtë pozicionin të tij natyral.

Dhe, sikur detyra e tyre të mos ishte mjaft e vëshitërë, ata mbetën prapa në një autogl të Eduardo Kau pas vetëm një minutë lojë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme