Skuadra spanjolle po krahasohet me Manchester City dhe Barcelonën

11:23 | 26 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Skuadra spanjolle, Mallorca, mund të krahasohet me Barcelonën dhe Manchester City.

Mallorca që në këtë sezon bënë pjesë në Segunda Division, është e pa mposhtur pas 19 ndeshjeve, duke regjistruar 12 fitore, shtatë barazime, të cilat katër prej tyre radhazi.

Image result for mallorca futbol club

Nëse konsiderojmë tre kategoritë e pesë kampionateve madhore të Evropës, Manchester City, Barcelona dhe Mallorca janë të vetmet skuadra që nuk kanë përjetuar shijen e hidhur të humbjes.

Pas fitores në Bernabeu, skuadra e Valverde-s ka tashmë 14 fitore dhe tre barazime në 17 ndeshjet e para të kampionatit, me një rekord tjetër që janë 45 golat e shënuar dhe vetëm 7 të pësuar.

Ndërsa City i Guardiola-s ka 17 fitore dhe një barazim në 18 ndeshjet e para të sezonit dhe ka një avantazh të madh prej 14 pikësh ndaj ndjekësve më të afërt Manchester United.

Skuadra ishullore është favorite për t’u rikthyer në La Liga, e cila po drejtohet me sukses nga Vicent Merino. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme