Skuadra shqiptare me super-stadium

17:05 | 11 Tetor 2017
Arbresh.info

“Zeqir Ymeri” me shumë gjasa është në fundin e jetës së vet, të paktën me strukturën aktuale.

Stadiumi i Kukësit u ribë para pak vitesh, por Kukësi sapo ishte ngjitur në Superiore dhe ndoshta nuk ishte gati për të parë me largpamësi. Tani klubi është shumë i fuqishëm dhe i duhet një infrastrukturë moderne, ndaj ka nisur puna për ndërtimin e një plani shumë ambicion, për një stadium të ri dhe modern, me të gjitha parametrat ndërkombëtarë.

Klubi kampion ka kontaktuar me një agjenci arkitekturore nga një studio jashtë vendit për ndërtimin e stadiumit të ri dhe njofton se tashmë ka mbërritur projekti, i cili është pëlqyer nga presidenti Safet Gjici dhe drejtuesit e klubit. Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri.

Stadiumi do të jetë një qendër multifunksionale, pasi do të përfshijë të gjitha kushtet e nevojshme për skuadrën, nga palestra etj. I njëjti komoditet do të ofrohet edhe për tifozët që do të gjejnë shërbime të ndryshme. Mbas miratimit të buxhetit nga qeveria shqiptare do të nisë edhe ndërhyrja në stadium. Ky stadium mund t’i shërbejë mjaft mirë edhe vëllezërve tanë nga Kosova, që do t’i kenë dyert e hapura për zhvillimin  e ndeshjeve në kompeticionet ndërkombëtare.

Nëse ia del mbanë, Kukësi dhe Safet Gjici i japin një leksion gjithë futbollit shqiptar, sepse një stadium modern me këto shifra është dukur utopi deri tani.

Image may contain: pool and table    

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme