Një nga futbollistët më të mirë të Kosovës në vitet e fundit ka qenë padyshim Armend Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka ndihmuar shumë edhe në sukseset e klubit të Ballkanit.
Pas paraqitjeve të mira, Thaqi ka rënë në radarët e skuadrave të huaja. Sivasspor, klubi i madh turk ka shprehur interesim për shërbimet e futbollistit kosovar të Ballkanit, Armend Thaqi.
Mbrojtësi i djathtë 30 vjeçar, Armend Thaqi pëlqehet nga drejtuesit turk dhe tashmë interesimi nga ta nuk mungon.
Megjithatë, burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se deri më tani nuk ka diçka konkrete në lidhje me transferimin e tij në Turqi, veçse një interesim nga klubi i madh, Sivasppor.
Kujtojmë se Armend Thaqi luajti ndaj ekipit turk vitin e kaluar me skuadrën e Ballkanit në grupet e Conference League, ku shkëlqeu në dy ballafaqimet, si vendas, ashtu edhe jashtë.
Madje, në Turqi, Thaqi realizoi një eurogol që atë kohë u shpall edhe goli i javës nga UEFA.Mbetet të shihet nëse do ketë përparim në këtë çështje transferimi, apo do mbetet thjesht interesim nga klubi turk.
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...