Arda Turan mund të largohet nga Barcelona në muajin janar dhe Arsenali është njëri nga klubet që është i alarmuar nga disponueshmëria e tij, raportojnë mediat turke.
Mesfushori ka dështuar për të gjetur pozitë në formacionin startues te skuadra në Camp Nou qysh pas transferimit nga Atletico Madridi në korrik të vitit 2015 dhe ai ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Turan nuk ka luajtur asnjë minutë në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon dhe 30-vjeçari do t’i ofrohet kërkuesve të mundshëm kur të rihapet merkato e transferimeve në vitin e ri.
Reprezentuesi turk bëri paraqitjen e tij të 100-të për vendin e tij në disfatën 3 me 0 nga Islanda javën e kaluar, dhe edhe pse kontrata e tij te Barcelona skadon në vitin 2020, ai mund të largohet për të fituar minuta diku tjetër.
‘CNN’ në Turqi raporton që Arsenali ka kontaktuar reprezentuesin e lojtarit për të mësuar qëllimet e tij./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...