Aventura e Ballkanit në Conference League vazhdon të enjten.
Skuadra nga Suhareka në përballje me BATE-n ka një qëllim, kualifikimin në grupe.
Fitorja mbresëlënëse në “Fadil Vokrri”, ka bërë që Kampioni aktual i Kosovës të hyjë si favorit në ndeshjen e dytë.
Por, pavarësisht kësaj Armend Thaqi për Arbresh.info ka thënë se Ballkanin e pret një ndeshje e vështirë.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që na presin 90 minuta shumë të vështirë sepse pavarësisht rezultatit skuadra e BATE-s është e fortë dhe mund të rrezikojë shumë. Për këtë duhet të jemi të përgatitur maksimalisht.”
“Do jetë e vështirë në fillim sepse do ta fillojnë ndeshjen në atë mënyrë që të shënojnë sa më shpejt, mirëpo jemi përgatitur që të japim më të mirën dhe t’i ndëshkojmë përsëri. Do mundohemi të zhvillojmë ndeshjen tonë si çdo herë, mirëpo assesi nuk vlen ndeshja e bukur po që se nuk kualifikohemi. Me rëndësi pas 90 minutave të jemi në fazën e grupeve”, tha ai.
Skuadra e Ilir Dajës ndeshjen e parë e fitoi 4:1.
Megjithatë, Meriton Korenica, e ka bërë të qartë se përvoja e skuadrës nga Bjellorusia do ta bëjë të vështirë ndeshjen.
“Pritshmëri janë vetëm kualifikimi në fazën e grupeve. BATE është një ekip me shumë përvojë në gara ndërkombëtare, ka shumë lojtarë cilësor. Ne i kemi analizuar mirë qysh në ndeshjen e parë, por ne do hyjmë si gjithmonë ta bëjmë lojën tonë dhe t’i përfundojmë ato detyra qe na i ka dhënë trajneri. Shpresoj të japim më të mirën dhe të kualifikohemi”, tha ai për Arbresh.info.
Përkrahja e Bjellorusisë ndaj Rusisë ka bërë që të pësojnë edhe klubet e futbollit, për këtë arsye BATE nuk lejohet të luajë në stadiumin e tyre, andaj, “Municipal Stadium Mezokovesd” do të jetë arena neutrale që mirëpret ndeshjen, ndërsa dy lojtarët kyç to skuadrës së Ballkanit, nuk e konsiderojnë se skuadra bjelloruse është favorite.
“Tereni neutral është për të dy skuadrat njësoj dhe besoj që fusha do të jetë në nivel dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë”, tha Thaqi.
“Nuk besoj se do të ndikoj terreni neutral, por për ne është gjë e mirë”, shtoi Korenica.
Optimist për ndeshjen e nesërme, është shprehur edhe trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli.
“Ballkani ka rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë dhe është favoritë në këtë takim, pres fitore edhe në takimin e dytë.”
“Tani skuadra jonë ka përvojën e duhur dhe do të dinë të luajnë për rezultat të favorshëm”, tha Sokoli.
Ballkani është një fitore larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar dhe Sokoli ka thënë për arbresh.info se pritshmeritë janë që skuadra suharekase të jetë më e suksesshme së vitin e kaluar.
“Duke pas parasysh përvojën që e përmenda më lartë, pritshmëritë janë që Ballkani të jetë më i suksesshëm se vitin e kaluar”.
Ballkani sezonin e kaluar u bë skuadra e parë nga Kosova që u kualifikua në fazën e grupeve të garave evropiane.
Skuadra nga Suhareka arriti një rekord prej katër humbjeve, një fitore e një barazimi dhe përfundoi në vendin e fundit të grupit G./Arbresh.info/
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...