Google ADS

Skuadra kosovare përforcohet me një basketbollist nga Amerika

14:16 | 31 Gusht 2019
Arbresh Info

KB Ylli ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar.

Tashmë kjo skuadër ka prezantuar basketbollistin nga Amerika, Alante Fenner.

Basketbollisti i pozitën 2, ishte nga më të dalluarit në ligën e kolegjeve në Amerikë.


Njoftimi i klubit:

Kur besojmë që tash po mendoni se ekipi ynë është kompletuar, ne po ju prezantojmë me Alante Fenner, përforcimin tonë më të ri.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fenner lojtar që ka specialitet deportimet dhe shënimin nga distanca, zbarkon në Suharekë.

I gjatë 196cm dhe i shpejtë, disa herë i zgjedhun në mesin e lojtarëve më të mirë në ligën e kolegjeve, kampion në një sezonë me ekipi e tij, shënues deri në 45 pikë, Alante Fenner bëhet pjesë e klubit tonë.

Welcome Alante!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme