Skuadra nga Super Liga e Kinës, Tianjin Quanjian është duke përcjellur me kujdes zhvillimet rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos.
Kontrata aktuale e superyllit portugez nuk skadon deri në fund të vitit 2021 dhe ai dëshiron të hap bisedimet për një kontratë të re, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo dëshiron të paguhet ngjashëm si Lionel Messi, i cili është lojtari më i paguar në botën e futbollit, por Real Madridi nuk është duke plotësuar këto kërkesa të tij.
Sipas ‘Sky Sport Italia’, skuadra kineze Tianjin është e interesuar për të nënshkruar me fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë në rast se i ofrohet ndonjë mundësi.
Mësohet që Ronaldo aktualisht dëshiron të largohet nga Bernabeu dhe do të preferonte kalimin në Manchester United. Po ashtu, raportohet gjithashtu rreth një marrëveshje sensacionale rreth shkëmbimit me yllin e Paris Saint Germainit, Neymarin.
Tianjin përfundoi në pozitën e tretë sezonin e kaluar nën udhëheqjen e trajnerit Fabio Cannavaro dhe ata kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ata kanë tentuar gjithashtu për të nënshkruar me Wayne Rooneyn dhe Diego Costan në vitin 2017, por ishin të pasuksesshëm në përpjekjet e tyre./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...