Është thënë se Donis Avdijaj është dënuar nga skuadra e tij për shkak se me një grup lojtarësh të tjerë kishin ikur të festojnë pa leje.
Katër lojtarë të Willem II kishin munguar në ndeshjen kundër Emmen por jo për shkak se ishin larguar të festojnë për Krishtlindjen.
Drejtori sportiv i skuadrës, Joris Mathijsen ka mohuar se skuadra ka dënuar lojtarët.
“Mediet janë shaka ditëve të sotshme” ka thënë ish lojtari i Bundesligas për “Goal”.
“Nuk është e vërtetë se ne kemi dënuar lojtarët” ka thënë tutje Mathijsen.
Përfaqësuesi i skuadrës holandeze nuk ka dashur të tregoj detajet mirëpo ka mohuar se lojtarët janë dënuar për shkak se janë larguar nga hoteli pa lejen e klubit.
Bëhet fjalë për reprezentuesin e Kosovës, Donis Avdijaj, Thomas Messner, Timon Wellenreuther dhe Atakan Akkaynak
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...