Vëllaznimi ka shkarkuar trajnerin, Arsim Gojani.
Klubi i Vala Superligës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka vendosur që ta largojë nga bankina, trajnerin e njohur Arsim Gojani, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit, Shkëlzen Gashi.
“Pas shkarkimit të zotëri trajnerit, Arsim Gojani, që tre vite derdhi djersën e tij duke punuar me zemër për Vëllaznimin, dikush duhet të përgjigjet për marrjen e 55 mijë euro nga Komuna, 10 mijë nga familja Xhaka dhe 10 mijë nga televizioni”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.
Ky shkarkim vjen, pas barazimit pa gola (0 me 0) ndaj Besës së Pejës. Tani skuadra e Vëllaznimit e ka të vështirë t’i ik barazhit, pasi qëndron në pozitën e 9’të me 36 pikë.
Kujtojmë që skuadra e Vëllaznimit ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës, ku do të luajë me Prishtinën.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç