Futbolli i Kosovës u besua se me pranimi në UEFA e FIFA do t’i zgjedh shumë probleme, megjithatë, gjërat nuk duken ashtu.
Shumë klube vazhdojnë me avazin e vjetër të punës sikur në kohën e izolimit, duke mos i paguar futbollistët derisa në këtë rast, FFK vazhdon të mos merr masa, duke mos u dalë në ndihmë lojtarëve pasi shumë ankesa të tyre drejtuar FFK-së për paga kanë mbetur në sirtarë.
Padyshim për momentin problemet më të mëdha duken te Ferizaj. “Zeri mëson se futbollistët atje janë katër muaj pa paga, derisa shumë lojtarë edhe pritet të largohen nga skuadra me të përfunduar ky edicion.
“Kontrata ime skadon me të përfunduar ky edicion. Unë jam i hapur për oferta dhe po pres sesi do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Viktor Kuka i cili vazhdon të mbetet i zhgënjyer me këtë skuadër pasi ka kohë që nuk janë paguar.
“Jemi 4 muaj pa marrë paga”, ka konfirmuar futbollisti me përvojë Viktor Kuka.
Ferizaj kur kanë mbetur edhe tri ndeshje pa u mbyllur kampionati, i ka humbur gjitha shpresat për mbijetesë, kështu që nga edicioni i ri kjo skuadër do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
Xheneta, Gjesti dhe Rovena komentojnë Gresën dhe sjelljet e ...
Von der Leyen: Putin shantazhon Austrinë dhe Evropën duke sh...
Ligji për Çmimet Tavan në Kushtetuese, LVV: Po të mos e bllo...
Abazoviq: Roli i Shqipërisë, i rëndësishëm për stabilitetin ...
Kosova U19 shënon fitore të madhe ndaj Spanjës në kualifikim...
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...