Google ADS

Skuadra e Ronaldos, Al Nasser nuk do të lejohet të regjistroj lojtarë të ri

11:49 | 12 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al Nasser i është ndaluar regjistrimi i lojtarëve të rijnë, për shkak të një problemi me ish-sulmuesin e Leicester Cityt, Ahmed Musa.

Sipas Daily Mirror, klubi saudit dështoi t’ia paguante bonuset Leicester Cityt për marrëveshjen me Musan.

Ai u transferua te Al-Nasser në vitin 2018 për një shumë prej 14 milionë funte.

Musa fitoi ligën me Al-Nassr, por u lirua në vitin 2020.

FIFA tani ka vendosur që klubi nuk i ka paguar Leicester-it 390,000 £ në shtesa të lidhura me performancën.

Pasi u paralajmëruan në vitin 2021 se do të përballeshin me një ndalim regjistrimi nëse nuk paguanin, tani raportohet se ata me të vërtetë janë pezulluar nga shtimi i lojtarëve në skuadrën e tyre.

Vendimi i FIFA-s kishte pretenduar se ndalimi mund të zgjaste për tre dritare të njëpasnjëshme të transferimeve, por Fondi i Investimeve Publike (PIF) e ka bërë të qartë se është gati të paguajë tarifën në mënyrë që të heqë ndalimin.

Al- Nassr ka nënshkruar me Brozovic, duke e sjellë atë nga Interi i Milanit.

Ronaldo, ndërkohë, iu bashkua Al-Nassr në janar dhe shënoi 14 gola në 16 paraqitjet e tij të para në ligë për klubin, por nuk mundi t’i frymëzonte ata për titull./Arbresh.info/

Të ngjashme