Skuadra e njohur e Bundesligës hyn fuqishëm në garë për Balotellin

16:35 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Mario Balotelli mbetet emri më i përfolur i këtij afati kalimtar.

Sulmuesi italian tashmë ka vendosur të mos vazhdojë me Nicen në Francë, pas dy sezoneve qëndrim.

Ish anëtari i Interit e Milanit, ka dështuar të arrij një marrëveshje me Marseille, ndërsa për të interesim ka pasur nga Torino dhe Parma në Serie A.

Por në momentet e fundit, është Borussia Dortmund që po shqyrton mundësinë e afrimit të tij.

Lajmi është dhënë nga gazeta italiane ‘TuttoSport’, që e sheh të realizueshëm këtë transferim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme