Crystal Palace i ka ofruar punën e menaxherit trajnerin holandez, Frank de Boer.
Shefi i Palace, Steve Parish ka kërkuar një menaxher të ri që kur u largu i ish-trajneri Anglisë, Sam Allardyce, duke e shpëtuar klubin nga mos rënia e një kategorie më poshtë më 23 maj.
De Boer, 47 vjeç, mbajti bisedime me drejtuesin e skuadrës londineze dhe u impresionua me vizionin e tij për klubin.
Ish-trajneri i Ajaxit është pa punë që kur u shkarkua nga Interi vitin e kaluar, duke zgjatur aventurën e tij vetëm tre muaj në San Siro, me bilanc prej vetëm pesë fitoreve nga 14 ndeshjet e tij në krye të klubit.
Kjo erdhi pasi ish-mbrojtësi i Holandës dhe Barcelonës pati një kohë të suksesshme në Amsterdam, duke udhëhequr Ajaxin në katër tituj në më pak se gjashtë vjet në krye të klubit holandez.
Nëse holandezi do të marrë përgjegjësinë për klubin nga jugu i Londrës, ai do të bëhet menaxher i tyre i tretë në 12 muajt e fundit
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...