Lojtarët e Manchester United thuhet se kanë reaguar shumë pozitivisht në dy ndeshjet e para të Ralf Rangnick në krye të skuadrës.
Gjermani u emërua në mënyrë të përkohshme deri në fund të sezonit për të ndihmuar në drejtimin e anijes te menaxheri i ardhshëm.
Ai zëvendësoi, Ole Gunnar Solskajer pas një serie katastrofike ndeshjesh që përfunduan duke i kushtuar atij punën e trajnerit.
Rangnick erdhi në klub me përvojë të madhe, qodtë kjo në formën e të qenit trajneri apo drejtor sportiv në prapaskenë.
Ai gjithashtu ka shpenzuar shumë nga koha e tij e lirë duke ndihmuar trajnerët më të rinj të depërtojnë në botën e futbollit dhe shumë nga menaxherët kryesorë e shohin Rangnick-un si një person që i frymëzoi ata.
Kjo listë përfshin kolegë trajnerë gjermanë si Jurgen Klopp, Thomas Tuchel dhe Ralph Hasenhuttl.
Man United gjithmonë do të përfitonte nga ekspertiza e tij pas historisë së tij të mirë në mbajtjen e një skuadre të bashkuar dhe gjetjen e talentëve më të mirë brenda akademisë.
Sipas Ian McGarry, përmes Transfer Podcast, skuadra duket shumë e lumtur me metodat e Rangncik dhe personalitetin e tij.
Prezantuesi më tej thotë se menaxheri është shumë i vendosur dhe skuadra është gjithashtu e kënaqur me qëndrimin dhe disiplinën e tij.
Tifozët e “Djajve të Kuq” do të argumentojnë se skuadrës i mungonte shumë disiplinë dhe nuk u paraqit në lojërat me qëndrimin e duhur, kështu që të kesh një menaxher që e bën këtë në terrenin stërvitor do të jetë shumë e rëndësishme për të ndihmuar në përmirësimin e rezultateve.
Ndërsa, Rangnick ka menaxhuar vetëm një Premier League, United ka marrë pak formë pasi ka mbledhur një pikë në “Stamford Bridge” dhe ka marrë të tre pikë në shtëpi ndaj Arsenalit./Arbresh.info
Abdixhiku jep detaje për ndërtimin e pesë stadiumeve të prem...
177 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kore të Jugut, qeveri...
Guardiola deklaron se Manchester City do të rikthehet pavarë...
Osmani mirëpret në zyrën e saj fëmijët nga komunitetet: Koso...
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...