Google ADS

Skuadra e madhe italiane dhe ajo spanjolle pas Kryeziut

17:10 | 13 Korrik 2017
Arbresh Info

Hekuran Kryeziu duket se nuk do të qëndroj tek skuadra aktuale e tij Luzern.

Mesfushori nga Kosova ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit zviceran duke rritur vlerën e tij.

Paraqitjet e mira kanë bërë që për yllin gjilanas të shfaqin interesim skuadra të njohura evropiane.

Mediat italiane kanë shkruar se skuadra e madhe nga Serie A, Genoa është vënë seriozisht në garë për gjilanasin.

Genoa ka kërkuar nga Luzerni të saktësojë çmimin e Kryeziut për transferimin e tij në Serie A.

Por jo vetëm Genoa interesohet për yllin e Kosovës, pasi në garë është futur skuadra spanjolle Malaga.

Ekipi spanjoll kërkon ta zëvendësojë kapitenin e larguar Camacho me mesfushorin defensivë të Luzernit.

Ditë më parë në Itali është shkruar se për shkatërruesin interesim kanë shfaqur edhe kryeqytetasit e Lazios.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdoj karrierën Kryeziu, por një gjë duket e sigurt se ai në Luzern nuk do të mbetet.

24-vjeçari ka kontratë me Luzernin deri në verën e vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme