Simone Verdi dhe Leonardo Spinazzola janë shtuar në skuadrën e Italisë për ndeshjet kundër Maqedonisë dhe Shqipërisë, por jo edhe Simeone Zaza.
“Azzurrët” do të takohem me Maqedoninë në Torino më 6 tetor të premten dhe tri ditë më vonë vizitojnë Tiranën për ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror të hënën, transmeton portali arbresh.info.
Ka pasur raporte që Zaza mund të ftohet sërish nga skuadra kombëtare pas hat-trickut për Valencian, por është lënë jashtë skuadrës sërish.
Anësori i Bolognas, Verdi është ftuar për herë të dytë, ndërsa forma e mirë e Stephan El Shaarawy te Roma i ka siguruar atij gjithashtu një vend./arbresh.info/
Skuadra e Italisë:
Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Mattia Perin (Genoa);
Mbrojtësitë: Davide Astori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Matteo Darmian (Manchester United), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Chelsea);
Mesfushorët: Daniele De Rossi (Roma), Marco Parolo (Lazio), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Federico Bernardeschi (Juventus), Antonio Candreva (Inter), Stephan El Shaarawy (Roma), Lorenzo Insigne (Napoli), Simone Verdi (Bologna);
Sulmuesit: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), Manolo Gabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio).
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...