Google ADS

Skuadra e Gjilanit transferon sulmuesin kroat Tomislav Busic

08:03 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.

Pasi gjatë ditës së sotme zyrtarizuan Gerhard Prognin, në orët e vonshme të mbrëmjes të së premtes, Gjilani ka zyrtarizuar edhe një futbollist.

Fjala është për sulmuesi e njohur kroat, Tomsilav Busic që së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit.

Busic ka luajtur edhe për skuadrat tjera shqiptare si Tirana, Vllaznia dhe Flamurtari i Vlorës.

Më parë lojtari karrierë ka bërë edhe tek gjigantët ballkanas Hajduk Split dhe Dynamo Kiev.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit që kanë zyrtarizuar afrimin e ri të tyre

Postimi i plotë pa ndërhyrje i SC Gjilanit:

Tomislav Bušič është prurja më e re në skuadrën e Gjilanit.Sulmuesi i qendrës sot ka firmosur për skuadrën e Gjilanit, kësisoj ai do të paraqitet në fanellen kuq e bardh për edicionin e ardhshëm.

Bušič i lindur në Split të Kroacis, ka mjaft përvojë në futbollin ndërkombëtar, ku ka luajtur në kampionate të ndryshme në rajon dhe më gjerë.

Karrierën e tijë futbollistike, ai e nisi në qytetin e lindjes me klubin e madh kroat, Hajduk Split, ku pati paraqitje të shumta dhe gola të shumtë të realizuar.

Pas Hajdukut të Splitit, Bušič karrierën e vazhdoi në një kampionat tjetër të fort.Dinamo Kiev ishte destinacioni i tijë dhe aventura e tijë e parë jasht Kroacisë.

Paraqitjet me Dinamon në kampionatin ukrainas, ai i vazhdoi për një vit dhe destinacioni ti tijë tjetër ishte Izraeli, më sakt ai u transferua në Maccabi Petah, ku qëndroi për një vit tjetër.

Bušič karrier kishte bërë edhe në Shqipëri, me skuadrat e Flamurtarit, Tiranës,Vllzanisë dhe Teutës.
Pikërisht ishte skuadra e Teutës, nga ku dhe u transferua në skuadrën e Gjilanit.

Qendërsulmuesi i ri i Gjilanit, Bušič, karrierë kishte bërë edhe me ekipet e moshave të Kroacisë, duke koleksionuar shumë paraqitje dhe gola të shënuar.

Sulmuesi i ri i Gjilanit, Tomislav Bušič i është bashkangjitur skuadrës në Mavrovë, vend ku do ti kryejnë përgaditjet për edicionin e ri në Ipko Superligë.
Sikurse Progni gjithashtu edhe Bušič prezentimin në fanellen e Gjilanit do ta ketë pas rikithmit të skuadrës nga Mavrova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme