Drita është skuadra e vetme kosovare që ka avancuar në rrethin e fundit apo të Play-offit në Uefa Conference League.
Skuadra nga Gjilani do të përballet me gjigantin polak Legia Warszaw, në rrethin e fundit kualifikues për Conference League, shkruan Arbresh.info.
Tani më të drejtuarit e Zekirija Ramadanit kanë mbërritur në tokën polake ku i pret takimi një takim i vështirë ditën e nesërme.
Legia nuk është kundërshtarë i panjohur për Dritën ku janë përballur edhe njëherë në kualifikime për Europa League në vitin 2020.
Atëbotë për arsye të virusit COVID 19 që e kishte kapluar botën u luajt vetëm një sfidë dhe polakët dolën triumfues me rezultat 2-0 ndaj gjilanasve.
Dueli i nesërm fillon nga ora 18:00, kurse të enjten e ardhshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:00 luhet ndeshja e kthimit./Arbresh.info
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj