Google ADS

Skuadra e Barcelonës përsëri rezulton negativ në testin për koronavirus

19:00 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

E tërë skuadra e Barcelonës ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Testimet e dyta për skuadrën katalunese janë bërë gjatë vikendit, ndërsa sot (e hënë) analizat e testimit kanë rezultuar negative, transmeton portali arbresh.info.

Ky është hap i madh për La Liga-n, e cila pritet të rifillojë në muajin e ardhshëm.

Barcelona iu rikthye stërvitjeve me 9 maj, ndërsa kanë të drejtën njësoi si të gjitha 42 skuadrat në dy ligat e para që të stërviten me dy grupe nga 10 lojtarë.

Në mesin e qershorit pritet të rifillojë La Liga, ndërsa do ndeshjet do zhvillohen çdo ditë, derisa klubet do kenë 72 orë për të pushuar para ndeshjes së ardhshme./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme