Skuadra belge nis stërvitjet pavarësisht anulimit të kampionatit

20:21 | 15 Prill 2020
Arditë Shkodra

Klubi Anderlecht, aktualisht i teti në kampionatin belg, rifilloi stërvitjen të hënën, nën kujdesin e mjekëve dhe nën kontrollin e rreptë të rregullave nga policia e qytetit.

Ndërsa Jupiler Pro League është përfunduar jozyrtarisht, në bazë të një mendimi nga bordi i udhëheqësve të Pro League (vendimi duhet të ratifikohet nga mbledhja e përgjithshme e klubeve profesionale në 24 prill), klubi më i suksesshëm belg megjithatë vendosi të rifillojë stërvitjen “për lojtarët që dëshirojnë”, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht kushteve të rrepta, vendimi mori kritika nga bota mjekësore.

Virologu Marc Van Ranst e quajti këtë vendim “ligjor por një sinjal të keq” në një vend ku mbyllja mbetet rregull në kontekstin e krizës Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme