Vedat Muriqi është shumë pranë largimit nga Lazio në Serinë A, ku gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonte sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Sipas burimeve në Turqi, Muriqi është pranë transferimit në kampionatin anglez të futbollit, më saktësisht në Championship, ku e pret krahëhapur skuadra e Hull Cityt.
Kjo e fundit, ka në drejtim turq e këta të fundit kanë piketuar lojtarin si një përforcim serioz, pasi e njohin nga ditët e tij në kampionatin turk. Këtë e ka zbuluar gazetari turk, Rıdvan Dilmen, duke folur për TRT Spor.
Ai ka saktësuar se pavarësisht zërave për transferimin te Galatasaray, Muriqi do të kthehej në Turqi vetëm për Fenerbahçen.
“Akun Ilıçalı i ka bërë ofertën më serioze për Hull Cityn.”, tha Dilmen. “Kam folur me Vedat Muriqin një natë më parë. Ai e ka si ide kthimin në Turqi, por nuk ka folur me asnjë klub. Nëse e bën, do të kthehet vetëm te Fenerbahçe. Do të ma kishte treguar nëse do të kishte takuar ndonjë klub e rënë dakord me të. Por ofertën serioze ia ka bërë Akun Ilıçalı për Hull Cityn”, tregoi gazetari i njohur turk këtë skenar të ri shumë interesant për Muriqin.
Hull City, pas disa vitesh vuajtje, arriti të ngjitej përsëri në kategorinë e dytë të futbollit anglez e në këtë sezon po mundohet që të mbijetojë në kategori, që vitin tjetër të tentojë ngjitjen përsëri në elitë.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner