Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka thënë se një ndër bashkëlojtarët më të mirë që ka pasur është ylli i Manchester United, Bruno Fernandes.
Skriniar dhe Fernandes kaluan një vit të Sampdoria para se t’i ndajnë rrugët, transmeton portali arbresh.info.
Skriniar iu bashkua Interit në vitin 2017, ndërsa Fernandes në fillim kaloi te Sporting Lisbon, kurse në janar iu bashkua United.
Sllovakut i ka pëlqyer partneriteti me Fernandes në Sampdoria, andaj ka thënë se portugezi është një ndër bashkëlojtarët më të mirë që ka pasur.
“Mendoj se një ndër bashkëlojtarët më të mirë ishte Bruno Fernandes. Gjithmonë pëlqeja t’i qëndroja afër te Sampdoria”, theksoi ai.
Ribashkimi i dy lojtarëve mund të ndodh në verë, ngase thuhet se “Djajtë e Kuq” kanë interesim për Skriniar./arbresh.info.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...