Edhe zyrtarisht Milan Skriniar ka vendosur që të nënshkruajë kontratë të re me Interin, çka do ta mbaj në klub deri në vitin 2023.
Skriniar ka qenë i shumëkërkuar nga top-klubet si Barcelona dhe Manchester City, por ‘Zikaltërit’ punuan fortë për ta bindur mbrojtësin sllovak të rinovojë.
‘’Bashkë. Sepse bashkë jemi më të fortë’’, thuhet në njoftimin e Interit për rinovimin e kontratës së tij, përcjell lajmi.net.
‘’Milan Skriniar dhe Inter kanë të njëjtat synime. Dhe kjo është arsyeja pse FC Internazionale Milano ka zgjatur kontratën të mbrojtësit të Sllovakisë deri më 30 qershor 2023’’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit italian.
Skriniar u transferua në ‘Giueseppe Meazza’ në verën e vitit 2017 dhe ka pasur paraqitje mbresëlënëse me ekipin e Spallettit.
Në sezonin e tij të parë, ai ka luajtur 38 ndeshje (të gjitha) në Serie A dhe ka fituar 221 duele, mbrojtësi i tretë më i suksesshëm në ndërhyrje në Serie A.
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...