Trajneri i Sllovakisë, Pavel Hapal ka treguar se mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka pranuar se trajneri Antonio Conte “nuk ka biseduar me të fare kohëve të fundit”.
Mbrojtësi i zikaltërve ka qenë i lidhur me një kalim në Tottenham ditëve të fundit dhe trajneri i Sllovakisë, Hapal, ka treguar se mbrojtësi “mund të largohet”.
“Ai me tha se trajneri i tij nuk flet më të shumë kohëve të fundit”, tha Hapal për Tuttomercatoweb.
“Ai mund të largohet, por ai e di që është në planet e klubit dhe mund të rrijë edhe në Inter”.
“Sa për ne, ai është gati. Ai stërvitet mirë dhe, sipas mendimit tim, nuk ka shumë probleme”. /GazetaExpress/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...