Skitarja shqiptare Lara Colturi e ka nisur mirë vitin 2025, duke siguruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës të Skive Alpine.
Në pistën e Kranjska Gora të Sllovenisë, Colturi ka regjistruar kohën e dytë më të mirë, menjëherë pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.
Ky është podiumi i dytë në karrierën e tetëmbëdhjetë vjeçares, pas vendit të dytë të arritur më herët në Gurgl të Austrisë.
Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Colturi do të garojë sërish në Slalom të dielën, më 5 janar 2025./rtk
Rekord udhëtarësh – Aeroporti i Rinasit mirëpriti mbi ...
Elmedin Rama do të vazhdojë karrierën në Çeki tek Pardubice
Mbi një orë pritje në Merdarë për të dal nga vendi, kjo ësht...
Reshje të dendura të borës – Shtatë shtete në SHBA shp...
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?