Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj “Gangwon 2024”.
Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu.
Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve.Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.
Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila u rendit e 31-ta.Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...