Zenun Zymberi nuk do ta harrojë asnjëherë 28 nëntorin e vitit 2020. I moshuari nga qyteti i Gjilanit u bë me shtëpi dhe kjo falë kontributit të jashtëzakonshëm të dhënë nga tifo grupi “Skifterat”, të cilët morën iniciativën për t’i ndërtuar një kulm mbi kokë 64 vjeçarit.
Zymberi, i cili jetonte në barakat e qytetit të Gjilanit pa familje, kishte mbetur nën mëshirën e fatit, pasi që edhe ato baraka ishin rrënuar muaj më parë.
“Skifterat” morën iniciativë dhe filluan ndërtimin e një shtëpi, për të cilën kontribuan drejtuesit e klubit SC Gjilani, anëtarësia e madhe e “kuqebardhëve”, futbollistëve të kësaj skuadre dhe jo vetëm, pasi në ndihmë dolën edhe shumë futbollistë nga Superliga dhe Liga e Parë.
Tashmë më 28 nëntor, tifo grupi gjilanas i’a dhuruan çelësat e shtëpisë të moshuarit Zymberi, i cili ishte më i lumtur se asnjëherë më parë.
“Fundi i tregimit në rrënoja!
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së si i ftuar...
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...