Denni Xhepa do të zhvillojë këtë të mërkurë dhe garën e dytë në Lojërat Olimpike 2022 të Pekinit, teksa do të konkurrojë me 88 sportistë nga mbarë bota në disiplinën e sllallomit. Sportisti kuqezi do të niset i 60-ti. Nisja e parë për Xhepën do të jetë në orën 03:15 minuta të mengjesit, me orën lokale të vendit tonë, ndërsa nisja e dytë do të kryhet në orën 06:45 me orën e Tiranës.
Pas garës së parë ku gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive, 18-vjeçari tashmë këkron që të bëjë një performancë sa më të kënaqshme, për të ngritur lart flamurin kuq e zi. Kushtet atmosferike pritet që të jenë të favorshme, pavarësisht se në Pekin, në zonën ku do të zhvillohet gara temperaturat arrijnë deri në -20 gradë, çka e rrit shkallën e vështirësisë.
Xhepa është sërvitur me një program specifik në ditët e fundit, duke u treguar optimist për garën që do të zhvillojë të mërkurën dhe është besimplotë se do të ketë një rezultat të kënaqshëm. Francezët Clement e Alexis, norvegjezët Sebastian e Henrik dhe austriakët Marco e Manuel janë disa prej favoritëve në këtë garë. /SS
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...