Skënderbeu me super-transfer

09:06 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Te Partizani u është “kyçur” goja të gjithëve. Askush nuk ka çfarë thotë pas asaj humbjeje 5-0 me Luftëtarin, ndërkohë që ndonjë po mendon edhe të gjejë ekip tjetër. 

Situata nuk është aspak e mirë dhe kritikat në drejtim të lojtarëve nuk kanë munguar. Në rrjetet sociale i kanë “masakruar”, madje as ofendimet nuk mungojnë.

Disa këtë situatë mund ta shfrytëzojnë edhe për t’u larguar. Njëri prej tyre është Idrizi Batha, teksa në Gjirokastër ka qenë babai i tij, Refik Batha, ai që ka pohuar se do të kalojë te Skënderbeu shkruan “Panorama Sport”.

Batha është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në kampionatin shqiptar. /Panorama Sport

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme