Skënderbeu do të ketë një kalendar të ngjeshur deri në dhjetor, kjo për shkak të kualifikimit në grupet e Europa League.
Trajneri Daja është pro afrimeve, sigurisht për lojtarë cilësorë që janë mbi këta që ka aktualisht në dispozicion.
Klubi po punon dhe pritet të ketë afrime të rëndësishme, teksa emri i më i fundit që po përmendet është Afrim Taku. I rikthyer në SHBA për shkak dokumentacioni, rikthimi i tij është shumë pranë sikurse shkruan “Sport Ekspres”.
Ndërkohë, sa i takon Besar Ibraimit, sulmuesin nuk e lëshon Shkëndija e Tetovës dhe pritet që drejtuesit të afrojnë një tjetër sulmues kalibri. Edhe pistat e Bregut dhe Abazajt kanë rënë, pasi nën urdhrat e Dajës janë disa futbollistë cilësorë që luajnë në krahët e mesfushës, ndaj afrimi i tyre nuk është domosdoshmëri.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...