Tifozi serb niset me biçikletë për në Elbasan, për të ndjek skuadrën e zemrës. Kjo, sipas tij, për shkak se Partizani i Beogradit, që do të sfidojë Skënderbeun e Korçës në “Elbasan Arena”, në kuadrin e fazës në grupe të Ligës së Europës, është në gjendje të bëjë shumë gjëra.
Tani ai është nisur me biçikletë për në Shqipëri në mënyrë që më 19 tetor të ndjekë futbollistët e skuadrës së zemrës në Elbasan, kundër Skënderbeut, në javën e tretë të kompeticionit europian. Fjala është për Dragan Shibalic, nga qyteti serb i Kralevës, i cili deri në Elbasan dhe mbrapa, në kthim, do të përshkojë 1600 kilometra, raporton TeleSport. Sidoqoftë, edhe pse duhet të pedalojë gjithë kohës në këtë largësi, për të nuk është asgjë, pasi më herët ka udhëtuar deri në Japoni, duke përshkuar 16 000 kilometra.
“Fillimisht do të shkoj në Boljevc, ku nesër bardhezinjtë luajnë ndeshje të Kupës së Serbisë kundër Rtinja, pastaj nisem për në Nish, Surdulicë, që gjatë fundjavës të ndjek ndeshjen kampionale kundër Radnik. Rrugën do ta vazhdoj nëpër Kumanovë, Shkup dhe Ohër, deri në Elbasan”, – ka thënë Shibalic për mediat serbe. Ai, në vitin 2014, me biçikletë kaloi turin nëpër Moskë dhe Krasnodar deri në Stamboll për të ndjekur bardhezinjtë në Euroligën e basketbollit. “Shpresoj që ekipit të Miroslav Xhukic t’i sjell fat në Shqipëri.
Seriozisht po mendoj që pas kthimit të shkoj në Kiev, në ndeshjen kundërDinamos”, – ka treguar tifozi serb i Partizanit të Beogradit, Dragan Shibalic, për gazetën “Kurir”.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë