Google ADS

Skënderbeu- Partizani i Beogradit, “blindohet” Elbasani

15:22 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një sërë masash një ditë para zhvillimit të ndeshjes mes ekipeve përfaqësuese “Skënderbeu” dhe “Partizani i Beogradit”, e cila do të zhvillohet më datë 19 tetor, në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017 policia bën me me dije se; Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të stadiumit “Elbasan Arena”. Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri në dalje në unazë.

Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa ” deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas. Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi I Shatërvanit nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservim deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarrë d) monedha apo metale (të çfarëdolloji) e) çelësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste. Në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Policia njofton administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të Stadiumit nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes , të tregohen mirëkuptues duke mbyllur aktivitetet e tyre. Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme