Tifo-grupi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll “Dardanët” kanë udhëtuar për në Shqipëri.
Ata sonte do të jenë të pranishëm në ndeshjen e shumë pritur, Skënderbeu i Korçës me Partizanin e Beogradit.
“Dardanët gjithmonë kanë përkrahur edhe klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare. Sikurse Prishtinën e Trepcën’89 dje, sot Dardanët janë në përkrahje të Skënderbeut të Korçës. Dardanët sot do të jenë në stadiumin e Elbasanit për t’i dhënë zemër lojtarëve të Skënderbeut”, shkruhet në faqen zyrtare të tifozëve.
Ndeshja mes Skënderbeut dhe klubit serb Partizani, e vlefshme për Europa Ligë, pritet të nis sonte nga ora 21:05.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...