Sonte në Beograd korçarët e Skënderbeut do të përballen me Partizanin e Beogradit. Ndeshja e parë në Elbasan përfundoi në barazim dhe pa incidente në fushë.
UEFA megjithatë dënoi ekipin shqiptar për thirrjet e hedhura nga tifozët në stadium. Por duket se problemet me tifozët ka edhe në Beograd. Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë mbushur stadiumin në parulla për Kosovën.
Sidoqoftë sot në mbrëmje në kryeqendrën e Serbisë nuk do të mungojnë tensionet ashtu siç tregojnë edhe parullat sporadike. apo nacionalizmi i grupimit famëkeq të tifozëve vendas, Grobari.
“Në stadiumin e Partizanit të Beogradit, atmosfera që krijohet është gjithmonë fantastike. Për sa i përket gjërave jashtë fushës, askush nuk kërkon probleme, por asnjë s’mund ta dijë se çfarë mund të ndodhë”, u shprehë një tifoz serb.
“Shpresoj të jetë një ndeshje fair play dhe të fitojë Partizani i Beogradit. Në lidhje me vendimin për të mos lënë tifozë të skuadrave kundërshtare në ndeshjet që luajnë Partizani dhe Skënderbeu, mendoj se është më mirë kështu”, thotë një tjetër tifoz, raporton TCH.
Mediat serbe ndërkohë kanë paralajmëruar prezencën e rreth 2 mijë shqiptarëve nga Presheva, Bujanovci dhe Nishi, pavarësisht se është e ndaluar pjesëmarrja e tifozëve të ekipit mik.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...