Skuadra nga Korça, Skënderbeu do të jetë mysafir i Mlada Boleslavt në rrethin e tretë të Europa Leagues.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u ka premtuar lojtarëve 100 mijë euro premi nëse eliminojnë Mlada BoleslavinSkuadra nga Korça, Skënderbeu do të jetë mysafir i Mlada Boleslavt në rrethin e tretë të Europa Leagues.
Burime të ‘Panorama Sport’ bëjnë të ditur se presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka vendosur një premi prej 100 mijë eurosh për kualifikimin në rrethin e katërt.Një stimul për ekipin që të bëjë gjithçka për të shkuar në Play-off. Duke parë paraqitjen në dy sfidat ndaj Kairatit, në Korçë kanë shumë besim se mund të marrin rezultat pozitiv që në takimin e sotëm në Çeki.Në daljen e djeshme në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja foli me shumë optimizëm për ndeshjen e sotme.“Mlada është një kundërshtar shumë i fortë. Ata luajnë bukur dhe i hapin probleme çdo skuadre. Por, ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë. E dimë që është një rival i fortë, por ne do të bëjmë çfarë të mundemi për të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë. Futbolli shqiptar është rritur shumë”, ka deklaruar ai.
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...