Dalin në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion, e cila do të diskutohet mes Skënderbeut dhe Laçit. Ky ballafaqim do të zhvillohet më 27 maj 2018, ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Biletat janë në shitje online në websitin e FSHF-së, si dhe në shitje fizike pranë dyqanit të FSHF-së, në qytetin e Tiranës. Ditën e enjte, më 24 maj, fillon shitja në qytetin e Korçës te kancelaria, përballë kinemasë. Ditën e premte, më 25 maj, biletat do të jenë në shitje në qytetin e Elbasanit, në biletarinë pranë stadiumit.
FSHF, si organizatore e ndeshjes në fjalë, njofton të gjithë të interesuarit se tifozët e Skënderbeut do të vendosen në sektorët C1, C2 dhe C3, ndërsa tifozët e Laçit në sektorët G1, G2 dhe G3. /telesport.al/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit