Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Ligës së Evropës, ka bërë që korçarët të fitojnë një pozicion të respektuar në listën e 442 klubeve më të mira në kontinent.
UEFA publikoi sot në mëngjes (ora 08.42) renditjen e re të koeficienteve të klubeve të bazuar në bazë të rezultateve të pesë sezoneve të fundit: 2013-14; 2014-15; 2015-16; 2016-17 dhe 2017-18.
Skënderbeu rezulton ekipi më i mirë shqiptar në Europë, duke qenë i 215-ti nga 442 klube, që për ironi të fatit, mbahet nga Prishtina e Kosovës (kjo dhe për faktin se ka vetëm një paraqitje në Europë).
Ja dhe renditja e klubeve shqiptare
215 Skënderbeu 5.950 pikë
222 Kukësi 5.700 pikë
313 Partizani 3.450 pikë
350 Laçi 2.450 pikë
368 Teuta 1.950 pikë
369 Flamurtari 1.950 pikë
384 Tirana 1.700 pikë
317 Shkëndija Tetovë 3.350 pikë
442 Prishtina 0.250 pikë
Pesë klubet më të mira në Evropë
1 Real Madrid 151.871 pikë
2.Atletiko Madrid 133.871 pikë
3.Barcelona 128.871 pikë
4.Bajern Munih 122.685 pikë
5.Juventus 119.149 pikë
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës