Fitorja ndaj Dinamos së Kievit në “Elbasan Arena” nuk i dha kualifikimin, por përveç bonusit i siguroi Skënderbeut edhe një ngjitje të fortë në renditjen për klube të UEFA-s.
Korçarët janë aktualisht të pozicionuar në vendin e 136 nga 442 skuadra, duke lënë pas emra si Rosenborg, apo Cervena Zvezda, AEK, Panathinaikos e të tjerë emra të rëndësishëm të futbollit europian.
Skënderbeu vlerësohet me një koefiçient prej 8.500, ndërkohë që në fillim të këtij sezoni renditej në vendin e 204.
Për të gjetur një tjetër shqiptare në këtë renditje, duhet zbritur në vendin e 211, ku ndodhet Kukësi, që pasohet nga Partizani në vendin e 330.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?