Skënderbeu ka arritur një nga fitoret më të lehta të muajve të fundit duke fituar me shifrat 3-0 në Vlorë, përballë skuadrës e cila e kishte mundur pak ditë më parë në Kupën e Shqipërisë.
Korçarët e kishin shumë të lehtë edhe nga një gol i shënuar që në sekondat e para të ndeshjes dhe më pas një dominim ndaj një skuadre që gaboi thuajse gjithçka, duke u shfaqur shumë e brishtë dhe duke pësuar golin e dytë po shumë shpejt.
Fillimi i pjesës së dytë mbylli gjithçka pas golit të Gavazajt, duke bërë që minutat e mbetura të ishin thjesht formalitet për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Tani, korçarët thjesht presin sigurinë matematike për titullin, ndërsa vlonjatët kanë filluar të rrezikojnë seriozisht qëndrimin në Superiore.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...