Ekipi i Skenderajt përforcohet me talenten e madhe, Rukije Muja, e cila së fundi u paraqit me Drenasin. Skenderaj hesht Prishtina Volley dhe Prishtina sepse siç merret vesh nga disa burime, e kanë pasur si pikësynim.
“KV Skenderaj ka arritur marrëveshje me lojtaren e mirënjohur të Kosovës, Rukije Muja. Rukije Muja vjen nga ekipi i KV Drenasi, e cila është lojtarë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës.
Vlen të theksohet qe Rukija ishte lojtare mjafte e kërkuar nga shume skuadra të Kosovës dhe me larg, por qe e vlerësoi ekipin tonë dhe pa hezitim vendosi t’i bashkohet, për synime të larta në këtë sezon.
Duhet të falënderojmë ekipin nga Drenasi për bashkëpunim dhe korrektësi në këtë transfer. Falënderojmë sponsoret gjeneral QTA dhe GRUNORI për mundësinë e këtij transferi”, bëhet e ditur nga KV Skenderaj.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë